Lajmi i gazetarit Karlo Pelegati se Milani ka hedhur sytë nga Armando Broja, ka gjetur pasqyrim edhe te “Sportmediaset”, i cili ka një lidhje të ngushtë me klubin kuqezi. Gazetarët e saj kanë marrë konfirmimin se kuqezinjtë po shohin sulmuesin shqiptar si një alternativë afatgjatë për të ardhmen, por transferimi i tij nuk është i thjeshtë.
Theksohet se çmimi që Çelsi i ka vënë lojtarit, është 35 milionë euro, që vlerësohet si shumë i lartë për të tentuar një futbollist i cili për momentin nuk ka një minutazh të lartë me blutë. Megjithatë, kjo shifër mund të mos paguhet nëse rrugëtimin e kundërt e bën një futbollist i Milanit.
Mediat italiane theksojnë se emri i Brojës mund të bëhet pjesë e marrëveshjes për të transferuar në Londër një lojtar të cilin blutë shohin me shumë interes prej kohësh, Rafael Leaon. Zërat për një transferim të mundshëm u shtuan gjatë verës pro pastaj Çelsi nuk bëri një lëvizje konkrete për futbollistin, duke mbetur gjithsesi e interesuar për portugezin. Nëse klubi londinez do të hidhet përsëri në garë për të, në janar apo në verën e ardhshme, mendohet që emri i Brojës të jetë i përfshirë në bisedime.
Arena e Lajmit
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”