Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka reaguar në lidhje me aksidentin e autobusit shqiptar në Kroaci ditën e sotme, ku humbi jetën një person dhe u plagosën disa të tjerë.
Begaj i ka shprehur ngushëllimet familjarëve për humbjen e njeriut të tyre të dashur.
Gjithashtu ai i siguron të gjithë familjarët e të lënduarve se po e ndjek situatën në vijimësi duke komunikuar me Ambasadorin shqiptar në Kroaci, si dhe me autoritetet kroate.