Pasi bëri tatuazh të gjitha betimet e dasmës, Brooklyn Beckham ka realizuar së fundmi një tjetër tatuazh kushtuar gjyshes së partneres së tij.
Djali i Victoria dhe David Beckham bëri tatuazh një lepur në dorën e tij për të nderuar Gina Heffner, pasi familja e saj e quajti ‘Lepurush’.
Bashkëshortja e tij Nicola Peltz postoi një foto të Brooklyn duke bërë tatuazhin krahas së cilës shkruan: “Zemra ime sapo u shkri. Ai bëri një tatuazh për gjyshen time. Të dua shumë Brooklyn.”
Gjesti i ëmbël i Brooklyn-it vjen disa ditë pasi ai bëri tatuazh në shpatullën e tij betimet e dasmës.
“Nicola kur vjen drejt meje në dasmë ishe po aq e bukur sa dikur. Më lejoni të filloj duke thënë se fjalët nuk mund të përshkruajnë as dashurinë time për ty. Vetëm duke parë ty shoh të ardhmen time dhe më duket si një ëndërr. Ti je bota ime dhe unë vazhdoj të dashurohem me ty çdo ditë e më shumë. Të kem ty në jetën time është gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë sepse më bëre njeriun që jam sot. Unë premtoj të jem partneri më i mirë, bashkëshorti më i mirë dhe të kujdesem për ty, të të bëj të qeshësh, të ndihesh i sigurt dhe i dashuruar. Mezi pres të jetojmë ëndrrat tona së bashku dhe të kemi shumë fëmijë dhe të jem i joti përgjithmonë”– thuhet në tatuazhin e Beckham.