“S’ka paqe për Ramën”, Berisha thirrje anëtarëve të PD: Trokisni në çdo derë! Shtylla e revolucionit, zgjedhjet e 14 majit

Aa007ce2 Cd08 4189 922e 7bcbc3c9af48

Kreu i PD Sali Berisha në një takim me strukturat drejtuese të degëve 8, 9, 10 të Tiranës, u ndal tek ndër korrupsioni në Shqipëri.

Sipas tij Shqipëria është vendi me shifrat më të larta në Evropë për sa i përket korrupsionit.

Berisha thekson se një nga veprat kriminale të Edi Ramës, është asgjësimi i Partisë Demokratike, një partie pro-perëndimore. Gjithashtu ai u bëri thirrje anëtarëve të PD-së që të rrisin takimet me qytetarët dhe të njohurit e tyre dhe t’i ftojnë që të dalin në protestën e 3 marsit.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Kemi një moment të rëndësishëm që është protesta e 3 marsit. Nuk ka dhe nuk mund të ketë paqe për Edi Ramën, stabilitet me Edi Ramën. Teza e revolucionit. Ata të cilët na sugjerojnë ne, apo shprehen se po lëkundet stabiliteti u themi haptas se nuk mund të ketë kurrë stabilitet pa votuar shqiptarët të lirë. Iku koha kur shqiptarëve u diktohej që të ulnin kokën, nuk e ulin më kokën ata, para askujt, ata do të ecin deri sa qytetarët shqiptarë të votojnë të lirë.

Në kulmin e zgjedhjeve më të këqija në histori, besoj se ju kujtohen zgjedhjet e 25 prillit. Armata e patronazhistëve për herë të parë e nxjerr, e organizuar duke vjedhur të gjitha të dhënat tuaja personale që në mirëbesim ja kishit dhënë qeverisë, si në çdo vend tjetër normal.

Armata e bandave në të katër anët e vendit, tonelatat e narkoeurove, buxheti i shtetit, shteti elektoral u vërsulën mbi popullin opozitar. Çdo gjë ishin, por vetëm zgjedhje nuk ishin. Do të mbahet në mend në histori, se si guvernatorja shkoi natën e zgjedhjeve për të përgëzuar zgjedhjet. Se si Mathju Palmer të nesërmen do të shprehte padurimin për të bashkëpunuar me Edi Ramën, duke shkelur rregullat më elementare që asaj që thotë ‘urime për zgjedhjet’ gjë që të cilën e bëri ambasadori i SHBA në Vjenë. Por ai ishte i lirë, ishte një shërbëtor i vendit të vet, pa lidhje Mcgonigalike. Ndaj dhe duhet ti njohim këto.

Nuk e kemi shesh me lule këtë betejë, por e kemi betejë fisnike, për idealet tona, për të ardhmen tonë dhe ne jemi të pathyeshëm në këtë betejë. Këto ditë që na kanë mbetur, çdo anëtar dhe anëtare ka një detyrë, të trokasë në derën e fqinjit të vet, te i njohuri i vet, të telefonojë cilindo që mundet, ta ftojë që data 3 mars të jetë një arritje tjetër e revolucionit tonë demokratik.

Të përgatitemi për të gjitha mjetet e mosbindjes civile. Mahatma Gahndi konsideron mosbindjen civile si momentin e shenjtë të revolucionit paqësore. Ndaj dhe ne do të përdorim çdo formë të saj, kundër regjimit monist të Edi Ramës. Elementë, shtyllë kryesore e revolucionit tonë janë zgjedhjet e 14 majit.

“S’ka paqe për Ramën”, Berisha thirrje anëtarëve të PD: Trokisni në çdo derë! Shtylla e revolucionit, zgjedhjet e 14 majit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook