Kevin Costner dhe gruaja e tij, Christine Baumgartner kanë njoftuar se do ndahen pas 18 vitesh së bashku.
“Ne kërkojmë që privatësia e tij, e Christine dhe e fëmijëve të respektohet ndërsa ata kalojnë këtë periudhë të vështirë”, tha përfaqësuesi i 68-vjeçarit.
Aktori i famshëm u martua me stilisten në Kolorado në vitin 2004.
Ata u njohën në një fushë golfi dhe u ritakuan sërish disa vite më votë në inaugurimin e hapjes së një lokali.
Ish-çifti janë prindër të 3 fëmijë, ndërsa producenti i filmave ka edhe 4 fëmijë të tjerë nga marrëdhëniet e mëparshme, përfshirë gruan e tij të parë Cindy Silva, me të cilën ishte i martuar nga viti 1978 deri në 1994.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”