Të tjera detaje hedhin dritë në lidhje me aksidentin e rëndë sot në mes të Tiranës, ku një urban dhe mjete të tjera janë përplasur me njëri-tjetrin.
Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se nga hetimet e deritanishme, ka dyshime se autobusi i linjës së Unazës pasi është nisur nga stacioni, ka goditur nga pas një makinë tip Benz, që dyshohet se ishte e ndaluar në pritje të hapjes së semaforit.
Në përplasje janë përfshirë dhe disa automjete të tjera, ndërsa 3 persona kanë përfunduar te Trauma. Po ashtu 9 drejtuesve të mjeteve të përfshira në mjet iu është bërë testi i alkoolit. Ndërkohë, prova të rëndësishme për policinë janë kamerat e sigurisë që ndodhen në rrugë në këtë zonë.
Arena e Lajmit