Ermal Mamaqi tashmë zotëron disa biznese ndërsa po zhvillon edhe trajnime për të mësuar njerëzit se si të bëhen të suksesshëm. Duke u kthyer pas në kohë, ai ka rikujtuar fjalët që mësuesja e tij i thoshte kur ai ishte në shkollën 9-vjeçare.
Në një video që po shpërndahet në rrjetet sociale, Mamaqi shprehet se mësueja e tij i ka thënë dikur që nuk do të bëhet asgjë në jetën e tij. Më tej ai vijon duke thënë se se Sot ai i mëson njerëzit të bëhen të suksesshëm si ai.
“Mu kujtua një zysha ime e 9-vjeçares që më ka bërë shumë dëm. Më thoshte çdo ditë: “Ti Mamaqi nuk ke për t’u bërë kurrë njeri, s’ke për të bërë asgjë në jetën tënde.” Edhe tani mu kujtua që s’i kam thënë kurrë kësaj zyshës “f*ck you”. Kam 200 punonjës, kam 9 kompani dhe i mësoj njerëzit si të bëjnë sukses duke mos i dëgjuar njerëzit si ty.”– shprehet ai gjatë videos.
Përveç bizneseve, Ermal Mamaqi ka realizuar edhe disa filma dhe seriale në vendin tonë. Ai ka lajmëruar disa kohë më parë se po punon për sezonin e dytë të serialit “H.O.T”, ndërsa në një intervistë të dhënë së fundmi ai konfirmoi se do të sjellë edhe sezonin e dytë të filmit “Dy Gisht Mjaltë”, së bashku me këngëtaren Elvana Gjata.
“Në fakt, Elvana është një koshere bletësh, mjalti i së cilës nuk mbaron kurrë. Dhe meqë jemi këtu, në vitin 2023 unë dhe Elvana do bëjmë “Dy gisht mjaltë 2”- tha ai në “Piter Pan.”