Sulmi i “Zonjës së Vjetër” në krizë, shpresat e Juventusit tani varen te…

Në shtëpinë bardhezi kanë nisur të kërkohen zgjidhje për të dalë nga ky moment i turpshëm dhe për t’i dhënë një kthesë të fortë sezonit.

MILIK 1

Dhe kthesa duhet të nisë pikësëpari nga prodhimi dhe cilësia e lojës së Juves, i cili deri në këtë moment shumicën e pikëve i ka arritur falë goditjeve individuale të disa prej kampionëve të tij.

Gjithsesi, prej tri javësh sulmi është në krizë totale, me Vlahoviçin (1 gol çdo 132 minuta) që nuk shënon prej 5 ndeshjesh, por mbi të gjitha me statistikën e tmerrshme se në 35 metrat e fundit të fushës, për mbulim territorial, bardhezinjtë janë të parafundit mes 20 skuadrave elitare (më keq bën vetëm Leçe). Prandaj, duke shpresuar se Vlahoviç do të rikthehet më i karikuar nga Kombëtarja serbe, i vetmi që duket se mund të mbajë peshë këtë Juve për momentin është i ardhuri i fundit, Arkadiuzh Milik.

Polaku është lojtari më në formë i momentit në Torino (1 gol çdo 72 minuta) dhe jo vetëm që ka shënuar gola të rëndësishëm, por duket i vetmi që i jep peshë dhe rrezikshmëri sulmit torinez.

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Sulmi i “Zonjës së Vjetër” në krizë, shpresat e Juventusit tani varen te…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook