Mungesa e Brozoviç, Inzagi i beson Kristjan Asllanit “çelësat” e mesfushës ndaj Romës

Simone Inzaghi mori dhe një herë besimin e presidentit Zhang, ky i fundit zhvilloi një vizitë blic dje në Milano, pikërisht për këtë, për të siguruar trajnerin se ka mbështetjen e tij, por sigurisht është koha për të reaguar, për tu kthyer te rezultatet pozitive. Inzaghi e di shumë mirë se besimi i presidentit nuk është një kartë e bardhë, çdo gjë e ka një limit.

KRISTJAN ASLLANI

Inzaghi po punon këtë periudhë me një grup shumë të reduktuar, me vetëm 8 lojtarë, pasi pjesa tjetër janë të angazhuar me përfaqësueset respektive. Inzaghi ka kohën e mjaftueshme për të përgatitur si duhet sfidën e radhës, atë kundër Romës në Serie A. Lajmi i mirë është rikthimi i Lukakut, ndërsa për Calhanoglu duhet edhe pak më shumë durim.

LA-GAZZETTA-4-281x350

Në mungesë të Brozovic, Inzaghi është i detyruar t’i besoj Kristjan Asllanit. Mesfushori kuqezi ka treguar durim këtë periudhë, nuk është ankuar kurrë, pavarësisht se është lojtari i dytë me më pak minuta. Sipas mediave italiane, Inzaghi ka vendosur t’i besojë regjinë e ekipit pikërisht Asllanit, gjithnjë nëse gjërat shkojnë sipas parashikimeve. Nëse për mesfushën, Inzaghi nuk ka shumë dyshime, dilema më e madhe mbetet porta, Handanovic apo Onana. Kapiteni u rikthye sërish titullar, por nuk bindi me paraqitjen e tij.

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Mungesa e Brozoviç, Inzagi i beson Kristjan Asllanit “çelësat” e mesfushës ndaj Romës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook