Motoristi që u bë skifter/ Si i organizonte vjedhjet spektakolare në mes të ditës 38-vjeçari, nuk kurseu as motorin e punës (Detaje)

Vjedhje Tirane

“BalkanWeb” zbardh detaje nga arrestimi i një 38-vjeccari për vjedhje në Tiranë. Gazetari Igli Çelmeta raportoi se Eduart Bardho banonte në Mamurras dhe punonte në një piceri në kryeqytet.

Sa i përket vjedhjeve gjatë hetimeve, është zbuluar se ai pikaste kryesisht automjete ML dhe Benz200 por edhe motorët.

Pasi i pikaste mjete ndiqte itinerarin e mjeteve se ku do i parkonin. Më pas organizonte kohën dhe mjetet e nevojshme për të kryer vjedhjet.

Pasi kryente vjedhjet kishte raste që u ndërronte edhe targat. Dhe më pas i shiste në tregun e zi.
Së fundmi kishte organizuar si vjedhje edhe motorin e punës së tij, por që rezultoi se e kishte vjedhur dhe shitur vetë. Këto mjete ishin pikësynimi i tij për shkak se kishte mjetet e nevojshme për t’i grabitur.

Motoristi që u bë skifter/ Si i organizonte vjedhjet spektakolare në mes të ditës 38-vjeçari, nuk kurseu as motorin e punës (Detaje)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook