Po mendon largimin nga Shqipëria? Ronela Hajati shpreh dëshirën: Dua të jetoj në…

Shumë gjëra i ka sjellë “Eurovision” Ronela Hajatit, përveç finales ku nuk arriti të kualifikohej.

Një prej tyre janë dhe fansat e shumtë në shtetin spanjoll. Kjo dhe jo vetëm duket se i ka ngjallur dëshirën Ronelës të dojë të jetojë në Spanjë. Të paktën kështu ka lënë ajo të nënkuptohet në një status në Twitter.

Këngëtarja ka shkruar: “Dua të jetoj në Spanjë, mirupafshim!” Kaq ka mjaftuar të krijojë aludime nëse ajo po mendon vërtetë largimin nga Shqipëria apo është thjeshtë një dëshirë e këngëtares por jo në planet e afërta.

 

Në një nga prononcimet e saj të fundit, Ronela ka thënë se do shfrytëzojë çdo mundësi që do i japë festivali europian i muzikës, përfshirë edhe tentimin e tregut ndërkombëtar. Madje, ajo njoftoi në rrjetet sociale se projekti i ardhshëm do jetë në italisht.

 

Këngëtarja ka publikuar foto me përfaqësuesit e Austrisë, LumiX dhe Australisë, Sheldon Riley. “Koha e studios”, shkroi Ronela krahas fotos, duke shtuar: “Nuk mund të them akoma asgjë por gjëra të mira po vijnë.” Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një bashkëpunim mes tyre por duke marrë shkas nga këto postime që ka bërë së fundmi, nënkuptohet se ajo po vjen me një duet.

Kur u pyet para gjysmëfinales se me cilët nga artistët e “Eurovision” do donte të bashkëpunonte artistja shqiptare tha se ka disa emra në mendje duke veçuar edhe spanjollen Chanel Terrero. Kjo e fundit  gjatë një interviste shprehu haptazi mbështetjen e saj, për Ronelën  ku madje dhe publiku filloi të thërrasi emrin e saj.

Po mendon largimin nga Shqipëria? Ronela Hajati shpreh dëshirën: Dua të jetoj në…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook