Aktori i njohur Nicolas Cage i ka habitur të gjithë me rrëfimin ku ka treguar se kujtesa e tij e parë ka ndodhur që para se ai të lindte.
Teksa ishte i ftuar në programin “The Late Show With Stephen Colbert”, fituesi i çmimit ‘Oscar” tregoi se nuk është shumë i sigurt nëse kjo gjë i ka ndodhur me të vërtetë por ai mendon se këto kujtime i ka pasur që kur ishte në barkun e të ëmës së tij.
“Më lër të mendohem. Shiko, e di që kjo tingëllon shumë surreale dhe nuk e di nëse është e vërtetë apo jo, por ndonjëherë mendoj se mund të kthehem në mitër dhe të ndihem sikur mund të shoh fytyra në errësirë apo diçka tjetër”, tha 59-vjeçari.
“E di që kjo tingëllon shumë abstrakte, por disi duket sikur mund të ketë ndodhur”, shtoi ai.
Moderatori e pyeti Nickolasin nëse fytyrat ishin në të vërtetë në mitër me të, ose nëse ai mendon se ato ishin diçka që truri i tij i ka fiksuar para lindjes.
“Tani që nuk jam më në mitër, më duhet të imagjinoj se ndoshta ishin dridhjet vokale që më rezonuan në atë fazë. Kjo shkon shumë prapa. Nuk e di. Kjo është ajo që më vjen në mendje. As nuk e di nëse mbaj mend që isha në bark, por ai mendim më kaloi në mendje”– tha ai.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”