Xhaçka tregon detaje nga takimi me Varhelyi-n: Ramë dakord që vendimi për Konferencën e Parë Ndërqeveritare të merret në qershor. Nëse nuk ndodh atëherë…

Xhacka

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, është takuar këtë të hënë me Komisionerin për Fqinjësinë dhe Zgjerimin e KE, Oliver Varhelyi.

Xhaçka thotë se u dakordësuam që vendimi për konferencën e parë ndërqeveritare duhet të merret në qershor. Ndërkohë që shton se dështimi për të mbajtur konferencën e Parë në qershor, do të ndikojë negativisht besueshmërinë e BE-së në situatën e Ballkanit Perëndimor.

Postimi i Olta Xhaçkës:

Takim i frytshëm me Komisionerin për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në KE , Oliver Varhelyi në margjinat e takimit të Këshillit të Punëve Jashtme me Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor. U dakordësuam që vendimi për konferencën e parë ndërqeveritare duhet të merret në qershor. Nënvizova bindjen e Shqipërisë 🇦🇱 se dështimi për të mbajtur konferencën e parë këtë qeshor do të ndikojë negativisht në besueshmërinë e BE-së dhe situatën në Ballkanin Perëndimor.

Arena e Lajmit

Xhaçka tregon detaje nga takimi me Varhelyi-n: Ramë dakord që vendimi për Konferencën e Parë Ndërqeveritare të merret në qershor. Nëse nuk ndodh atëherë…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook