Berisha: Rama përdori kushëririn e Ballukut për t’i vendosur 17 milionë euro gjoba “Hysenbelliu Group”, gjobat në arbitrazh do i paguajë taksapaguesi shqiptar

Sali Berisha883

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ndaj gjobave së Qeverisë për Focus Media Group dhe kompanive të tjera të Hysenbelliu Group në masën 17 milionë euro.

Duke folur në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat, Berisha u shpreh se qeveria ka përdorur kushëririn e zv.kryeministres Balluku, kreun e Tatimeve Ceno Klosi për të prerë gjobat.

“Rama është verbuar, turret me tërbim kundër mediave që përpiqen tu thonë shqiptarëve të vërtetën, kundër mediave që kanë linjë editoriale të pavarur në interes të shikuesve dhe lexuesve. Pa asnjë fakt, pa asnjë provë, në kundërshtim me të gjithë dokumentet zyrtare që ekzistojnë gjobit Focus Media group me 17 milionë euro, duke përdorur kushëririn e Ballukut, Cenon e vilave në Londër dhe gjetiu. Një hajdut i papërmbajtur shkon dhe i vendos gjobën 17 milionë euro, pa konstatuar asnjë defekt në asnjë bilanc, vetëm e vetëm se ekipi i këtyre mediave dhe pronari i tyre qëndrojnë për të informuar qytetarët dhe për tu thënë atyre të vërtetat”, tha Berisha.

Sipas tij “Të njëjtën gjë ka bërë 2-3 muaj më parë ndaj Ylli Ndroqit. Avokatët e tij më kanë siguruar që ka të justifikuar çdo qindarkë me dokumente. Kush i paguan këto? I paguan taksapaguesi shqiptar se 127 milionë euro na shkoi fatura për Bechettin. Në arbitrazh kaq do na shkojë fatura për konfiskimet që ka bërë, për përpjekjet për të falimentuar mediat që mbajnë një linjë editoriale të pavarur. Ora News është në arbitrazh, i ka të gjitha të dhënat se është një aksion joligjor, politik, i pabazuar”.

Berisha: Rama përdori kushëririn e Ballukut për t’i vendosur 17 milionë euro gjoba “Hysenbelliu Group”, gjobat në arbitrazh do i paguajë taksapaguesi shqiptar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook