Gazetarët e diasporës letër “Reporterëve pa kufij”: Gjobat e Qeverisë ndaj “Hysenbelliu Group” për shkak të qëndrimeve kritike, mediat të ngrihen në protestë

Reporteret Rama

Unioni i Gazetarëve të Pavarur të Diasporës Shqiptare i ka dërguar nje letër “Reportereve Pa kufij” ku përmend edhe gjobat që Qeveria i ka vendosur Focus Media Group dhe kompanive të tjera të Hysenbelliu Group në shumën 17 milionë euro për shkak të qëndrimeve editorale të këtyre mediave.

Në letër thuhet se “Botimi i fundit i rrjetit investigativ Birn-Balkaninsight, i cili shpalos gjobat e frikshme që qeveria Rama po iu ve grupeve që kanë media kritike në Shqipëri, e konfirmon sesa i drejtë është indeksi i Reporterëve pa kufij mbi lirinë e shtypit. Ne jemi solidarë sot me kolegët tanë të Neës24, Panorama, Balkanëeb, Oraneës, që përmenden në shkrimin e Birn si viktima të presionit fiskal, arma fatale e qeverisë Rama kundra mediave kritike, ashtu siç ishim solidarë dje me kolegët e lapsi.al, viktima të represionit sepse denoncuan skandalin e patronazhistëve të pushtetit në fuqi në Shqipëri”.

Letra e plotë

Me datën 24 shkurt,  Unioni i Gazetarëve të Pavarur të Diasporës Shqiptare i adresoi Reportereve Pa kufij letrën e mëposhtme:

«Në emër të Unionit të Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës do të dëshironim të komunikonim me ju në lidhje me një artikull të botuar nga kolegët tanë në Shqipëri, të redaksisë lapsi.al, në të cilin flitet për bisedime të mundshme mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe RSF, për mbajtjen e një konference për lirinë e medias në Shqipëri. Shumë kolegë në Shqipëri, të cilët kanë denoncuar prej kohësh aktet e Edi Ramës kundër medias së lirë në Shqipëri, janë të shokuar nëse një projekt i tillë eshte realisht në pergatitje e sipër. Edi Rama, i akuzuari për sulmet më të rënda ndaj gazetarëve ndaj te cileve ka perdorur dhe epitetin Kazan nuk mund të pretendoje te marre rolin e organizatorit të një konference për lirine e medias. Per kete arsye, me ndrojen e sinqerte se imazhi i Reportereve pa kufi mund të keqpërdoret nga pushteti në Shqipëri për të rilegjitimuar veten, sidomos përpara zgjedhjeve lokale shumë të rëndësishme të 14 majit, është e rëndësishme të dihet pozicioni i RSF-së.

Ka apo s’ka një plan për një aktivitet te perbashket në Shqipëri mes kryeministrit Edi Rama dhe RSF-së?

Me datën 28 shkurt, me anë të një komunikate botuar në lapsi.al , Organizata Reporteret pa Kufij i dha përgjigjen e saj shqetësimit tonë legjitim. Atë përgjigje, kushdo mund ta interpretojë sipas kutit të tij. Por një fakt është kokëfortë dhe nuk mund të tolerojë asnjë interpretim, atë që Reporterët pa Kufij e përsërisin në fund të komunikatës së tyre: Shqipëria renditet e 103-ta në edicionin e vitit 2022 të Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit. Një klasifikim për Shqipërinë jo vetëm që shokon por dhe revolton kur, po në të njëjtin indeks, Kosova me më shumë pak përvojë mediash të lira, figuron shumë më sipër, në vendin e 61. Botimi i fundit i rrjetit investigativ Birn-Balkaninsight, i cili shpalos gjobat e frikshme që qeveria Rama po iu ve grupeve që kanë media kritike në Shqipëri, e konfirmon sesa i drejtë është indeksi i Reporterëve pa kufij mbi lirinë e shtypit. Ne jemi solidarë sot me kolegët tanë të News24, Panorama, Balkanëeb, Oranews, që përmenden në shkrimin e Birn si viktima të presionit fiskal, arma fatale e qeverisë Rama kundra mediave kritike, ashtu siç ishim solidarë dje me kolegët e lapsi.al, viktima të represionit sepse denoncuan skandalin e patronazhistëve të pushtetit në fuqi në Shqipëri.

Unioni i Gazetarëve të Pavarur të Diasporës Shqiptare (UGPDSH) do të vazhdojë të informojë rregullisht Reporteret pa kufij për rastet flagrante të shkeljes së lirisë së mediave në Shqipëri, me qëllim që indeksi i lirisë së shtypit, që botohet çdo vit nga RSF, të pasqyrojë në mënyrë sa me reale dhe transparente atë çka po ndodh me mediat në Shqipëri.

Ne vlerësojmë se sulmet aktuale qeveritare ndaj mediave të rëndësishme dhe kritike në Shqipëri me gjoba direkte ndaj redaksive dhe sidomos ndaj kompanive pronare të këtyre mediave, si është gjobitja disa miliona eurosh e grupit Hysenbelliu, pronarë midis të tjerash e TV Neës24, mbartin qëllimshëm një mesazh paniku dhe frikësimi për të gjitha mediat në Shqipëri, duke përfshirë dhe ato më modestet. Pushteti i Edi Ramës po e bën të qartë se asnjë media kritike nuk duhet të ndihet e sigurt në Shqipëri.

Ne iu bëjmë thirrje gjithë gazetarëve kritikë në Shqipëri të mblidhen në protestë dhe të organizojnë një bojkot ditën kur Edi Rama do të guxojë të provokojë vërtet me mbajtjen e një konference kombëtare për lirinë e mediave. Mediat nuk kanë nevojë për konferenca qeveritare, janë qeveritë që kanë nevojë të pranojnë e të respektojnë ekzistencën e mediave kritike!

Gazetarët e diasporës letër “Reporterëve pa kufij”: Gjobat e Qeverisë ndaj “Hysenbelliu Group” për shkak të qëndrimeve kritike, mediat të ngrihen në protestë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook