Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Vorës, Indrit Hoxha, ka deklaruar se projekt-vendimi i qeverisë për shembjen e godinave mbi 50-vjeçare është i njëjtë me konfiskimin e pasurisë që bëri Enver Hoxha gjatë diktaturës komuniste.
Hoxha reagoi përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook, ku tha se vetëm emri ndryshon sepse sipas tij Rama është drejtues i partisë që Hoxha drejtoi për 50 vite.
“Projekt vendimi per shembjen e godinave mbi 50-vjecare eshte i njejte si konfiskimi pasurise qe beri Enver Hoxha. Ne fakt emri ndryshon sepse Rama eshte kryetar i partise qe Enver Hoxha drejtoi per 50-vite! #3mars #nëshesh #stopdiktatures”, shkroi Hoxha në Facebook.