Argjentina ka arritur të fitojë me rezultatin 3-0 ndaj Hondurasit, e vlefshme për një ndeshje miqësore, e zhvilluar në stadiumin “Hard Rock” në Majemi.
Serinë e golave për kombëtaren “Albiceleste” e hapi sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez në minutën e 16′.
Më pas ishte Lionel Mesi, ai që realizoi një dopietë në këtë takim.
Në minutën 45+2′ me penallti dhe në minutën e 69′.
Një ndeshje e dominuar totalisht nga ekipi i drejtuar nga Lionel Skaloni, i cili kishte hedhur më të mirët në fushën e blertë.
Argjentina do të zhvillojë edhe një tjetër ndeshje miqësore në prag të përgatitjeve për Botërorin e Katarit, e cila do të mbahet për herë të parë në dimër, në muajin nëntor.
Përfaqësuesja “Albiceleste” do të sfidojë Xhamaikën, më 29 shtator, në orën 02:00 me atë shqiptare.
– Arena e Lajmit
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”