Pogradeci prej disa ditësh ka lënë hotelin ku ishin grumbulluar dhe seancat tashmë po i kryejnë në stadiumin e qytetit.
E reja më e fundit në klub është një goditje “inextremis” në merkato, që është edhe e fundit.
Liqenorët kanë afruar vlonjatin Amarildo Elmazaj, i cili luan në rolin e mbrojtësit të majtë.
Samuel Nikaj kishte paralajmëruar se mund të kishte ndonjë surprizë dhe ashtu ndodhi.
Me 21-vjeçarin blindohet totalisht mbrojtja, por edhe organika.
Elmazaj është produkt i akademisë së Flamurtarit, ndërsa sezonin e fundit mbajti veshur fanellën e Labërisë.
Lojtarët që do të nënshkruajnë mund të jenë rreth 25 dhe 5 të tjerë do të jenë lojtarë nga U-19, por do të kryejnë seancat stërvitore me skuadrën e parë.
Nëse ndonjë prej tyre do të ketë rritje, do t’i jepet besim dhe minutazh gjatë kampionatit apo në dy ndeshjet e Kupës së Shqipërisë.
– Arena e Lajmit
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”