Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka reaguar në lidhje me ngjarjen makabre që ka tronditur ditën e sotme kryeqytetin, ku tre persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur, ngjarje që dyshohet se ka të njëjtin autor, shtetasin Dan Hutra.
Ai ka deklaruar se sistemi i ngritur në këto 3 dekada është krah burrave dhunues dhe vrasës, e jo grave.
Braçe ka bërë fajtor të gjithë zinxhirin, nga policia tek gjykatat më të larta në vend, të cilat kanë dështuar në kontrollin dhe ndëshkimin e kriminelëve.
Ai bëri thirrje që zyrtarët në këto struktura duhet të mbajnë përgjegjësi dhe jo thjeshtë karriget e tyre.
Postimi i plotë:
5 GRA TE QELLUARA ME ARME ZJARRI;
3 TE VDEKURA E 2 TE PLAGOSURA!
VETEM SOT, NE NJE BASHKI, KAMEZ,
THUAJSE NE TIRANE, KRYEQYTET!
DITE ME TE ZEZE SE KJO PER VENDIN,
NUK KA; JO THJESHT PER GRATE, PER SISTEMIN QE KEMI NGRITUR NE 33 VITE;
Nuk funksionon, eshte ne krahun e burrave vrases, as ndeshkon e as edukon, thjesht i riciklon te vrasin perseri;
Jo thjesht grate e tyre, ish grate qe kane patur kurajon ti shporrin nga jeta si te dhunshem, por te tjera gra familjare e pa asnje lidhje vec asaj te gjakut;
Te kesh vrare nje grua, te kesh perdhunuar nje tjeter, te kesh dhunuar nje tjeter akoma dhe te jesh i lire te levizesh me KALLASH e te qellosh kater gra njeheresh, thuajse ti vrasesh te katerta, NUK ESHTE ME AS DHUNE NE FAMILJE, AS THJESHT VRASJE, ESHTE TERROR;
POR MBI TE GJITHA DESHTIM I MERITUAR I NJE SHOQERIE QE GRUAN NUK E DO KURRE TE LIRE, TE DREJTE, VENDIMMARRESE PER VETE E JETEN E SAJ; NDRYSHE E FYEN, E SHAN, E SULMON, E POSHTERON, E PERDHUNON, E RREH, E VRET BARBARISHT!
Kjo tjetra pastaj, te vrasesh nje vajze per hajmarrje ndaj nje keqberesi mbyllur pas hekurave, eshte nivel tjeter paburrerie, turpi e neverie qe nuk ka asnje lidhje as me ate ku referohet, KANUNIN;
GRUAJA NUK PREKET!
Tani, sa here i kemi thene keto fjale?
Po aq here sa gra jane vrare!
Cfare ka ndodhur me pas?
Jane vrare prape gra!
Natyrisht, une besoj se e gjitha eshte ceshtje kulture, mendesie, troc nuk zgjidhet vec me polici e police;
Por eshte edhe ceshtje SISTEMI, LIGJI, ZBATIMI TE TIJ, DREJTE E PA TOLERANCE!
Ka ardhur koha qe ky takem burrash qe vrasin gra, TI NDJEKE NJE STRUKTURE E POSACME, E PERZGJEDHUR NGA RADHET E BURRAVE E GRAVE QE NUK URREJNE GRATE, NUK I JAPIN TE DREJTE KULTURES QE JUATIFIKON BURRAT E DHUNSHEM ME NENSHTRIMIN E GRAVE;
Nje strukture vertikale qe nis tek policia e shkon deri ne gjykaten me te larte te ketij vendi, e cila ndjek kemba kembes keta, parandalon, ben drejtesi, pa lene hapesire qe kriminele ai keta te sotmit te jene te lire per te vrare serish gra e vajza!
DREQI TA HAJE, MERRNI E MBANI PERGJEGJESI, JO THJESHT KARRIGE!!
Ngushellime familjeve te grave te vrara sot!
E di qe kjo su lehteson aspak!