“Problemet nisën pas ardhjes në jetë të djalit”- U bë baba në moshën 23-vjeçare, Liam Payne rrëfen arsyen e ndarjes nga Cheryl: Është nëna më e mirë në botë

Ylli i One Direction, Liam Payne ka rrëfyer detaje nga marrëdhënia e tij me Cheryl Tweedy.

liam payne3

Këngëtari rrëfeu se problemet mes tij dhe 38-vjeçares nisën pas ardhjes në jetë të djalit të tyre, Bear Grey Payne në vitin 2017.

“Ajo është nëna më e mirë në botë. S’mund të gjeja dikë më të mirë. Unë dërgoj djalin tim 1 ose 2 herë në javë në shkollë. Marrëdhënia që kemi si miq është rritur akoma më shumë. U ndanë për një arsye dhe e di që është kujdesur për djalin tonë”, tregoi 28-vjeçari.

Liam Payne tregoi se ishte e vështirë për të bëhej baba në moshën 23-vjeçare.

liam payne

“Më pëlqen të flas me baballarë të tjerë që janë të rinj. Ju nuk e dini çfarë ju pret në të ardhmen. Dhe të jem i sinqertë me ju, ardhja e tij në jetë prishi marrëdhënien tonë, por për disa arsye të mira. Unë isha shumë i emocionuar që do bëhesha baba dhe shqetësohesha nëse do e doja mjaftueshëm”, tha këngëtari.

Më pas vazhdoi: “Cheryl kujdeset shumë për të, s’do kërkoja më shumë. Tani jeta ime është e tij, para e mia janë të tij. Kam disa kompani që mund t’i drejtojë kur të rritet nëse dëshiron, ose mund t’i shesë. Por tani është vetëm 5-vjeç, kështu që kemi rrugë të gjatë për të bërë.”

liam

Duke u futur në detaje rreth 24 orëve të të bërit baba, Liam tha në podcast-in e Logan Paul se Cheryl kishte shumë hemorragji gjatë lindjes, kështu që ajo fjeti gjumë për pjesën më të madhe të ditës.

“Pra ishim unë dhe një fëmijë në dhomë. Duhet të kujdesesha për të, ishte argëtuese”, tregoi 28-vjeçari.

Megjithatë këmbënguli se do e mbështesë Bear në çfarëdo ai dëshiron të bëhet, ndërsa shprehur shqetësimin se mos ndjek hapat e Liam dhe nënës së tij.

“Gjëja më e frikshme për mua është që ai të zgjohet një ditë dhe të thotë “Dua të bëhem i famshëm”. Kam mbrojtur imazhin e tij që kur lindi. Unë zgjodha të je mi famshëm në moshën 14-vjeçare, kur nisa karrierën si këngëtar. S’mund ta kthej kohën mbrapsht”, përfundoi ai.

liam payne1

Cheryl dhe Liam filluan romancën në shkurt 2016, tetë vjet pasi këngëtari doli në audicionet e X Factor ku 38-vjeçarja ishte pjesë e jurisë.

Një vit më vonë ata mirëpritën në jetë fëmijën e tyre, megjithëse e mbajtën shtatzëninë e Bear dhe ardhjen e tij në jetë larg vëmendjes së publikut.

Në shkurt të 2018 u përhapën thashethemet se romanca e tyre kishte përfunduar, pavarësisht u shfaqën së bashku në Brit Awards.

bear

Në qershor 2018, Liam dhe Cheryl lëshuan një deklaratë të përbashkët, duke konfirmuar ndarjen e tyre.

Që nga ajo kohë, Cheryl s’ka bërë asnjë lidhje publike ndërsa Liam i propozoi për martesë modeles Maya Henry, e cila më parë ka qenë fanse e One Direction.

Ish-çifti u ndanë në fillim të këtij viti, ndërsa tani këngëtari ka nisur një romancë me modelen Aliana Mawla.

 

bear1

“Problemet nisën pas ardhjes në jetë të djalit”- U bë baba në moshën 23-vjeçare, Liam Payne rrëfen arsyen e ndarjes nga Cheryl: Është nëna më e mirë në botë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook