Babai i Kiara Titos, Arben ka treguar emocionet që ka përjetuar në momentin kur vajza e tij u martua me Luiz Ejllin, një ceremoni e zhvilluar në bashkinë e Tiranës.
Ai shprehet se ka besim që Luizi do e mbajë në pëllëmbë të dorës Kiarën. Sipas tij, historia e Luizit dhe Kiarës është një përrallë dhe është i bindur se do i përballojnë më së miri çdo pengesë që do i dalë.
“I gjithë ky “Big Brother” ishte si një përrallë dhe zakonisht përrallat përfundojnë “dhe jetuan të lumtur përgjithmonë” dhe kjo përrallë u realizua në formën më të bukur për mua. E prisja të them të drejtën sepse unë kam pasur gjithmonë besim tek Kiara. Kiara asnjëherë nuk më ka tradhtuar në vendimet që merr vetë dhe në të gjitha veprimet që ka bërë vetë”, tregoi ai për Tch.
Ai gjithashtu shprehet se ka prerë biletën nesër sepse preferon që të mos jetë nëpër këmbë dhe çifti t’i shijojë sa më shumë momentet pas dasmës.
“Unë e kam prerë biletën, qysh nesër iki. Nuk dua t’i rri njerëzve nëpër këmbë. Urimi që kam për çiftin, të vazhdojnë këtë rrugë kështu siç e kanë nisur. Ta kuptojnë që “Big Brother”, ka mbaruar, jeta është e vështirë. I ka të gjitha të mirat dhe të bukurat, por ka dhe ato të këqijat dhe pengesat e veta, por jam shumë i bindur që do i përballojnë me sukses sepse ma çfarë kam parë, Luizi është një djalë shumë i zgjuar, shumë inteligjent”, u shpreh Arben Tito.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”