“Sjellja e Ramës, si ajo e një diktatori”, Vangjel Dule në mocionin për çështjen “McGonigal”: Përmendet 14 herë në një aktpadi në SHBA, ju i jepni një letër faljeje

Dule

Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule, në fjalën e tij në Kuvend në mocionin për çështjen “McGonigal”, ka deklaruar se sjelljet e kryeministrit Edi Rama janë të ngjashme me ato të një diktatori.

Dule ka shtuar se ndërkohë që në Britani dhanë dorëheqjen 3 ministra për probleme të vogla, e njëjta nuk ndodh me kreun e qeverisë, ndërkohë që këtij të fundit i përmendet emri 14 herë në një aktpadi në Shtetet e Bashkuara.

“Lideri ynë i madh që në turbullirën e kapjes së pushteteve, mendon se mund të bëjë gjithçka. Dhe aty vjen faza e nemesis, ndëshkimi së bashku me fundin.

Lexoni një libër të vitit të shkuar të një ekonomisti rus dhe të një analisti politik amerikan.
“Spin dictators”. Lexoni me vëmendje dhe nëse në çdo faqe nuk ju del para Rama me mënyrën si trajton ju, Kuvendin, qytetarët, keni të drejtën ta duartrokisni edhe më fort.

Ç’është një akt padi, hartim apo ese, apo pas çdo fjale e emri gjendet një fakt?

Nuk e bën asnjë njeri i përgjegjshëm që ato që bën t’ia faturojë vendit e qeverisë.

Shihni ç’ndodhi në Britani në një hark të shkurtër kohor, 3 ministra dhanë dorëheqje për një gjë minore, për një party.

Ndërsa kryeministri përmendet 14 herë në një aktpadi në SHBA, ju i jepni një letër faljeje”, ka deklaruar ai.

Arena e Lajmit

“Sjellja e Ramës, si ajo e një diktatori”, Vangjel Dule në mocionin për çështjen “McGonigal”: Përmendet 14 herë në një aktpadi në SHBA, ju i jepni një letër faljeje

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook