Një krim i rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Itali, ku një 45-vjeçar shqiptar ka vrarë me thikë vajzën e tij 16-vjeçare dhe një 51-vjeçar italian, i identifikuar si Massimo De Santi.
Ngjarja ka ndodhur në Torremaggiore, në provincën e Foggia, natën mes 6 dhe 7 majit, teksa autori, i identifikuar si Taulant Malaj u arrestua pak minuta pas ngjarjes.
Viktimat janë vajza e tij, Xhesika, dhe një tregtar italian 51-vjeçar, Massimo De Santis. Ish-gruaja e atentatorit, gjithashtu shqiptare, Tefta Malaj, 39 vjeçe, me të cilën autori ishte në proces divorci, ka mbetur e plagosur dhe ndodhet në spitalin e Foggias.
Sipas rindërtimit të ngjarjes, vajza u godit nga i ati me thikë në tentativë për të mbrojtur nënën e saj nga agresion, duke i dalë para.
45-vjeçari ka tentuar të godasë me thikë ish-gruan, kur vajza ka hyrë të shpëtojë nënën e vet nga agresioni i të atit, dhe goditjen e ka marrë ajo. Në konflikt ka ndërhyrë edhe shtetasi italian të cilin e ka goditur për vdekje. Fqinjët kanë dhënë alarmin e për pasojë policia lokale është angazhuar për arrestimin e tij.
Të plagosurit janë dërguar për në spital ku u tha se ishte me shenja jete edhe vajza, por ajo nuk ka mundur t‘i mbijetojë plagës së rëndë të goditjes së thikës dhënë nga i ati. Nëna e vajzës, ish-gruaja e agresorit bëhet me dije se ka marrë disa goditje, por është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasi italian, një i njohur i familjes ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Kur autori i krimit u pikas nga policia duke ikur rrugëve të lagjes me thikë në dorë, ai tha se po kërkonte djalin e vogël se i duhej!
Pista e mundshme e krimit është ajo e xhelozisë. Vrasësi, dyshohet se vrau 51-vjeçarin në shkallët e ndërtesës në via Togliatti. Menjëherë pas kësaj ai dyshohet se ka hyrë në shtëpi me qëllim që të vriste ish-gruan, por 16-vjeçarja ka ndërhyrë për të mbrojtur nënën e saj dhe është vrarë. Ndërkohë, gruaja ka arritur të arratiset dhe të lajmërojë policinë. Kur ushtarakët mbërritën në vendngjarje, ata bllokuan 45-vjeçarin, i cili sipas hetuesve po endej në zonë në kërkim të djalit tjetër pesëvjeçar që kishte me 39-vjeçaren. Po ashtu është gjetur dhe arma e krimit, një thikë kuzhine.