“Presim të na shpëtojë Amerika”, Lubonja për mocionin mbi çështjen “McGonigal”: Rama po del mbi ligjin dhe Kushtetutën. S’lejon krijimin e Komisionit Hetimor dhe…

Fatos Lubonja8

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Open” në News24, ka deklaruar se pritshmëritë nga seanca e sotme në Kuvend për çështjen McGonigal nuk ishin të mëdha.
A

i ka bërë me dije se nuk priste që kryeministri Edi Rama të jepte sqarime mbi përfshirjen në këtë skandal, megjithatë shtoi se më shqetësuese se të gjithë i dukej fakti se kryeministri kërkonte të dilte mbi ligjin dhe Kushtetutën për të mos lejuar krijimin e një komisioni hetimor për këtë çështje.

“Nuk kisha interes për seancën sot, e prisja këtë skenar. Ajo që mund të pritej duhet të ishte një agresivitet me bilbila e opozitës por nga Rama nuk pritej të jepte sqarime apo të bënte debat.

Për mendimin tim, nëse Parlamenti kishte ndonjë rol do të ishte ngritja e një komisioni. Kur një kryeministër thotë nuk lejoj të ngrihet komision, kjo është më e rëndë se ajo që po akuzohet. I bie të jemi në totalitarizëm, shkelet Kushtetuta, i bie të jetë mbi ligjin.

I kemi dhënë kaq shumë rëndësi çështjes McGonigal sepse ka ndodhur në SHBA dhe presim të na shpëtojë Amerika”, tha Lubonja.

Arena e Lajmit

“Presim të na shpëtojë Amerika”, Lubonja për mocionin mbi çështjen “McGonigal”: Rama po del mbi ligjin dhe Kushtetutën. S’lejon krijimin e Komisionit Hetimor dhe…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook