“Atij që më bën mua më të lumturën”/ Ylli i “Euphorias” i bën dedikimin romantik partnerit të saj (FOTO)

Zendaya dhe Tom Holland po shijojnë dashurinë e tyre.

Çifti përpos partnerë në jetë, janë edhe mbështetësit më të mëdhenj të njëri-tjetrit. Ylli i “Euphorias” shpesh herë ka bërë dedikime për aktorin në lidhje me karrierën e tij.

Së fundmi, Zendaya ka shfaqur anën e saj më romantike duke uruar Tom-in në ditën e tij të lindjes. Tom Holland është arsyeja e buzëqeshjeve dhe ditëve të bukura të aktores, dhe këtë Zendaya pa frikë e ndan me të gjithë.

“Një ditëlindje të lumtur atij që më bën mua më të lumturën,”-shkruan ylli i “Dune” krahas një postimi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Zendaya (@zendaya)

Ju kujtojme që nga dalja e parë publike vitin e kaluar, të dy janë shfaqur më shumë së bashku dhe kanë treguar më shumë dashuri ndaj njëri-tjetrit publikisht. Muajin e kaluar, dy yjet e Spider-Man u panë ndërsa dilnin së bashku në shfaqjen e ‘Uncharted’. Çifti, të dy 25 vjeç, u fotografuan të kapur për dore së bashku duke dalë nga ‘Crosby Street Hotel’ në New York.

Më 23 shkurt, dyshja u fotografuan duke darkuar në Romë. Ishte Tom ai që udhëtoi drejt kryeqytetit italian për të surprizuar Zendayan e cila ndodhej atje prej disa ditësh.

“Atij që më bën mua më të lumturën”/ Ylli i “Euphorias” i bën dedikimin romantik partnerit të saj (FOTO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook