Pas mbarimit të finales Krist Aliaj që doli i dyti nga gara e 133 ditëve ka dhënë një intervistë të shkurtër për emisionin “Shqipëria Live”, ku është shprehur se muajin e fundit në shtëpinë e “Big Brother VIP” e ka pritur që të jetë finalisti i dytë ose edhe fitues, duhet thënë që renditja e tij në vendin e dytë habiti një pjesë të mirë të publikut.
I pyetur se kë ka takuar të parin pasi doli nga BB VIP, Kristi tha emrin e Olta Gixharit pasi karrigen ma kishin lënë afër saj shprehet Kristi. Ndërsa nga familjarët, ai tregoi se ka takuar mamanë e tij, për të cilën foli shumë gjatë eksperiencës së tij në shtëpi.
Kur u pyet për Keisin, me të cilën krijoi një lidhje në shtëpi, Kristi i vuri kapakun dhe tha se nuk do të ketë më asgjë mes tyre.
“Me Keisin nuk do ketë asgjë, po e mbyll njëherë e mirë”, tha shkurt Kristi.
Ndërkohë kujtojmë se Keisi pas daljes nga shtëpia e BBV është shprehur se do shohë se si do shkojë raporti me Kristin dhe priste që ai t’i shkruante.
Sakaq Keisi u pyrt para finales se cili do të jetë reagimi i saj pas daljes së Kristit dhe ajo tha se do i japi dorën në shenjë humanizmi në fund të fundit dhe patjetër do ti urojë edhe për rrugëtimin e tij dhe bravo që arriti deri në finale”- shprehet Keisi
. Kujtojmë që gjithashtu Keisi tha para daljes së Deas dhe Efit që kristin e shikon si finalistin e dytë.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”