“Mijëra në këmbë përballë regjimit”, Jola Hysaj: Shqipëria s’mund të merret peng! Bandat e Ramës kanë mbjellë pasiguri

Jola

Siç edhe ishte paralajmëruar është zhvilluar protesta e opozitës përballë Kryeministrisë.

“Shqipëria nuk shitet, nuk blihet dhe as nuk merret peng”, kështu u shpreh Sekretarja për marrëdhëniet me publikun në PD, Jola Hysaj. Gjatë fjalës së saj në këtë protestë, ajo tha se vendi ka një klimë pasigurie.

“Prej nesh përfunduan me plumba para tri ditësh, të gjitha u ndjemë të rrezikuara. U shpreh ngushëllimet familjarëve të tri grave që u vranë mizorisht. Klimën e pasigurisë e terrorit në vendit e mbjellin bandat e këtij zotërisë që banon partime në banesën ngjitur. Ka shumë të pastrehë. Jetojmë në një Shqipërisë ku dhunohen të drejtat themelore të njeriut, e jetës e pronës, në një Shqipëri ku normalja është kthyer në normalitet. Sot jemi me mijëra në këmbë të palodhur pa frikë përballë këtij regjimi. Shqipëria nuk shitet, nuk blihet dhe as nuk merret peng”, tha ndër të tjera Jola Hysaj.

Arena e Lajmit

“Mijëra në këmbë përballë regjimit”, Jola Hysaj: Shqipëria s’mund të merret peng! Bandat e Ramës kanë mbjellë pasiguri

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook