Nga prezencat te trofetë/ Panteoni i “Djallit”, Pioli futet me… yllin

Titullin e parë në karrierë e fitoi me Milanin dhe vendosi ta përjetësonte me një tatuazh në kyçin e dorës. Festim i çuditshëm për një tifoz interist si Stefano Pioli, megjithatë suksesi i 22 majit i ka hapur një rrugë të re. Shifrat e punës së tij janë të qarta dhe klubi mendon t’i rinovojë kontratën, çka do të ishte një shans për t’u përfshirë në panteonin e teknikëve më të suksesshëm të “Djallit”.

pioli

JETËGJATËSI – Pankina e radhës, në Empoli më 1 tetor, do të jetë ajo numër 146 si trajner i Milanit. Pioli aktualisht është në vendin e dhjetë në mesin e teknikëve më jetëgjatë në historinë e klubit, por në fund të sezonit ai do të jetë në gjendje të ngjitë disa shkallë: Alegri dhe Banas, përkatësisht 178 dhe 173 pankina do të jenë parakaluar sepse deri në qershor kuqezinjtë i presin minimalisht 37 sfida.

Pioli praktikisht u drejtohet 182 prezencave si trajner i Milanit dhe në të ardhmen do të synojë Antonio Buzinin (193 stola) dhe Arrigo Sakin (220). Jo keq për atë që dy vite më parë dukej i destinuar të thoshte lamtumirë pas disa muajsh në Milano:  përmbysja e parashikimeve, tashmë e dimë, është një specialitet i Piolit. Qoftë e ardhmja e tij te kuqezinjtë apo një titull i paparashikueshëm.

FITORJA SJELL FITORE – Për t’iu afruar pesë trajnerëve me më shumë prezenca të të gjitha kohërave në historinë e Milanit – hendeku ndodhet midis 280 stolave të Liedholmit, i pesti, dhe 459 të Rokoss, rekordmenit absolut – do të duhen më shumë vite te kuqezinjtë: Për shembull, Karlo Ançeloti 420 stolat e tij i ka shpërndarë në 8 vite të pasura me trofe. Mes trofeve të Karletos (dhe legjendave të tjera, nga Saki te Kapelo, nga Roko te Viani) dhe ato të Piolit nuk kanë të krahasuar. Kjo sepse Stefano sapo ka filluar të fitojë (dhe kohët kanë ndryshuar, sot yjet botërore zgjedhin kryesisht Anglinë dhe Spanjën).

Nëse ritmi mbetet ai i sezonit të kaluar, megjithatë, shtimi i trofeve të rinj do të jetë një mision i arritshëm. Gjithashtu sepse “Djalli” aktual në fushë, është po aq efektiv sa vëllezërit e së shkuarës: me 82 fitore nga 145 ndeshje të luajtura, përqindja e tij e fitoreve është 56.55%. Vetëm Ançeloti, 56.67% dhe Buzini, 57% kanë bërë më mirë. Të gjithë të tjerët, përfshirë Sakin, kanë një përqindje më të dobët. Me një sezon përpara, Milani i sotëm mund ta projektojë trajnerin e tij para të gjithëve.

MISIONI “YLL” – Fundjavën e kaluar kampionët e Italisë njohën humbjen e dytë gjatë 2022-shit. Ndërkohë, nisja e Milanit në kampionat sivjet ka qenë më pak e fortë se vitin e kaluar (kur në 7 javët e para pati 6 fitore dhe një barazim). Gjithsesi, niveli është shumë i lartë pasi Zhiru me shokë e kanë nisur më mirë se të gjithë Milanët kampionë në epokën e tri pikëve për fitore. Më shumë pikë se Alegri, Zakeroni dhe Tabarez, i njëjti bilanc si Ançeloti pas 7 javësh në sezonin 2004-’05.

pioli milan

Duke e zgjeruar diskursin në të gjithë historinë kuqezi, modeli i paarritshëm mbetet Fabio Kapelo, i aftë të rrëshqasë 7 fitore nga 7 pas kampionatit të parë dhe 6 në 7 pas të dytit. “Don Fabio” është gjithashtu i vetmi trajner që mundi të fitonte dy tituj radhazi, një objektiv që Pioli e ndjek tashmë. Ka vend për yllin e dytë në fanellën e Milanit, por vend ka edhe në kyçin e trajnerit të tij.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI – Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Nga prezencat te trofetë/ Panteoni i “Djallit”, Pioli futet me… yllin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook