“Grupi i Alibeajt nuk ka pse përfshihet në çështje”, avokati Gjokutaj për vulën e PD: Nëse gjykata “lajthit” do shkaktojë pasoja të rënda

Gjokutaj

Sa i përket kësaj teme sipas tij ka pasur vetëm përplasje politike dhe jo proces gjyqësor deri më tani, ndërsa shtoi se nuk ka pasur arsye për shtyrjen e vendimit për çështjen pasi duhet të ishte marrë parasysh kërkesa e përfaqësuesit të grupit Berisha, Ivi Kaso.

Ai vijoi duke thënë më tej se grupi i Alibeajt nuk ka pse të përfshihet në çështje pasi ai nuk ka tagrat e kryetarit për shkak të procedurave të emërimit të tij nga Gazment Bardhi.

Gjokutaj deklaroi më tutje se nëse gjykata “lajthit” duke i dhënë të drejtë grupimit të Alibeajt do shkaktojë pasoja të rënda në vend duke nxitur luftë brenda opozitës më të madhe në vend dhe duke qenë një vendim sipas tij në kundërshtim me ligjin nga pikëpamja juridike.

“Kemi pasur një përplasje politike dhe vetëm proces gjyqësor nuk kemi parë. Pas legjitimimit të jashtëligjshëm që iu bë grupit të Alibeajt çështja është shortuar dhe janë ndërruar gjyqtarët. Janë shtyrë për shkaqe të ndryshme dhe në fakt është lajm i mirë që seanca është çelur dhe që po zhvillohet.

Për mua procesi duhet të jepte përgjigje për kërkesën e Ivi Kasos dhe të konstatonte mungesën e legjitimimit të Alibeajt dhe rrëzimin e kërkesës. Nuk kishte pse të shtyhej më tutje kjo çështje. Nuk mendoj se gjykata do lajthisë në këtë drejtim, por mendoj se gjykata ka menduar se ndoshta do të bëjë një interpretim shterues të çështjes. Ka një vit që kjo çështje shtyhet për një “thembër Akili”. Kjo luftë është nisur artificialisht. Nuk ka nevojë që grupi i Alibeajt të përfshihet në çështje. Ai nuk ka tagrat e kryetarit dhe edhe pse ishte emëruar nga Bardhi ai nuk i gëzon ato nga procedurat e kryera.

Pala e pa legjitimuar që e ka çuar çështjen në gjykatë do ketë përfunduar pretendimet e tyre dhe ajo që duhet të themi është se ankimi është i stisur. Kjo do sjellë një seancë farsë si kjo sot. Nëse gjykata lajthit do shkaktojë pasoja të rënda dhe nga pikëpamja juridike nëse merret vendimi në kundërshtim me ligjin, sërish ky vendim nuk ka efekt juridik.

Sot ka një prezencë të diplomatëve të huaj në sallën e gjyqit. Nuk me shqetëson ndikimi i tyre por se si diplomatët e huaj bëhen pjesë në seanca farsë. Të ndërhyhet kaq hapur në një konflikt të tillë në sistemin e drejtësisë dhe që synon të nxisë konflikt brenda opozitës më të madhe në vend”, tha ai.

“Grupi i Alibeajt nuk ka pse përfshihet në çështje”, avokati Gjokutaj për vulën e PD: Nëse gjykata “lajthit” do shkaktojë pasoja të rënda

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook