Zlatan Ibrahimoviç i hyn botës së aktrimit. Sulmuesi i Milanit ka zbuluar se tashmë është pjesë e një filmi i cili do të dalë së shpejti në sallat e kinemave, duke iu bashkuar si protagonist aventurave të Asteriks dhe Obeliks.
Ka qenë vetë sulmuesi ai i cili nëpërmjet rrjeteve sociale ka publikuar pamjet e para nga ky film, me mbishkrimin “Së shpejti, rroftë Franca”. Aty Ibra shfaqet si një udhëheqës romak, që me sa duket do të jetë kundërshtar i dy personazheve kryesore në filmin “Asteriks dhe Obeliks, mbretëria e mesme”.
Soon. Vive la France #asterixetobelixlempiredumilieu pic.twitter.com/FIu00f899G
— Zlatan Ibrahimović (@Ibra_official) September 25, 2022
Kjo nuk është hera e parë që personazhe të njohur të sportit marrin pjesë në filmat mbi aventurat e dy personazheve të njohur të librave komikë. Në vitin 2008, pjesë e filmit “Asteriks dhe Obeliks, Lojrat Olimpike” ishin edhe Zinedin Zidan, Mikael Shumaher dhe Toni Parker.
Arena e Lajmit
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”