Gjykata merr vendimin për vulën e PD, Berisha e pret lajmin në selinë blu

Selia Pd Naten

Gjykata e Apelit ka shfuqizuar sot vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri për vulën e PD, duke kthyer çështjen për rigjykim në Shkallën e Parë. E ndërsa Gjykata vendosi pro grupimit të Enkelejd Alibeaj, nga ana tjetër kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka pritur këtë vendim në selinë blu.

Pritet reagimi i Berishës, duke qenë se gjatë ditës së sotme ai deklaroi se nuk do të reagonte deri sa vendimi të bëhej publik. Ditët e fundit ai ka deklaruar se Gjykata e ka marrë vendimi, duke thënë se kanë qenë sinjale të qarta se vendimi i sotëm do të ishte kundër tij.

Kujtojmë se seanca në Apel nisi në orën 11:00, dhe trupa gjyqësore shqyrtoi ankimimin e Alibeajt, i cili kërkoi rrëzimin e vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri për njohjen e Kuvendit të Berishës të 11 dhjetorit 2021 si legjitim. Ndërkohë në këtë gjykatë janë shtuar masat e sigurisë.

Grupi i Alibeajt përfaqësohej në seancë nga avokati Indrit Sefa dhe Rezart Kthupi, ndërsa përfaqësues nga kryetarit të PD-së Berisha, është Ivi Kaso, i cili shoqërohet nga Oerd Bylykbashi dhe Ledina Mandia.

Arena e Lajmit

Gjykata merr vendimin për vulën e PD, Berisha e pret lajmin në selinë blu

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook