Labëria gati për surprizën sot ndaj Kukësit, flet trajneri Shabani: Edhe pse kundërshtari luan në Superiore, nuk do të…

Labëria do të presë në Nartë sot Kukësin në kuadër të Kupës së Shqipërisë. Labët sytë i kanë nga kampionati dhe nuk kanë shumë pretendime për Kupën e Shqipërisë. Megjithatë, trajneri Besmir Shabani, për “Panorama Sport”, thotë se Kukësi është një kundërshtar shumë i fortë. Shabani thekson se Labëria nuk do të hyjë në fushë për të humbur dhe se i pret të gjitha rezultatet.

laberia

“Ekipi është përgatitur për kampionatin, pasi presim me padurim që të nisë java e parë, por nuk duhet të harrojmë edhe Kupën.

Pavarësisht se synimi kryesor dhe themelor është kampionati, kemi të gjithë kontingjentin për të luajtur edhe në Kupë.

Kemi disa lojtarë të rinj që do t’i provojmë dhe mundësia më e mirë është për t’u shfaqur dhe për të luajtur në Kupë.

E dimë që kundërshtari është shumë i fortë pasi luan në Superiore.

Por kjo nuk do të thotë që ne në këtë ndeshje do të hyjmë në fushë për t’u mundur.

Do të luajmë ndeshjen tonë dhe i presim të gjitha rezultatet”, përfundon Shabani.

– Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Labëria gati për surprizën sot ndaj Kukësit, flet trajneri Shabani: Edhe pse kundërshtari luan në Superiore, nuk do të…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook