Sezoni për Maliqin nis me një duel prestigji. Do të luajnë me Skënderbeun, për llogari në raundin e parë të Kupës së Shqipërisë. Me fushën sportive që është në fazë rindërtimi, ndeshja do të luhet në stadiumin “Skënderbeu”.
Në një prononcim për “Panorama Sport”, trajneri Erjon Beqiri u shpreh: “Në fundjavë starton Kategoria e Dytë dhe padyshim që fokusi ynë është atje. Duhet të ruajmë energjitë për Tepelenën, e megjithatë do të tentojmë paraqitjen dinjitoze edhe në Kupë.
Skënderbeu? Do ta cilësoja si një ndeshje prestigji, që do të na shërbejë për të parë forcën tonë reale. Uroj që të kënaqim sadopak tifozët e pranishëm në shkallët e stadiumit”.
ILDI MEROLLI – Arena e Lajmit
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”