Trajner i ri për Rei Manajn, do ta drejtojë tekniku i cili bëri përsëri të madhe Kroacinë

Rei Manaj do të ketë një trajner të ri në skuadrën e Uotford. Pasi të kthehet nga dëmtimi, sulmuesi i përfaqësueses shqiptare nuk do të jetë në drejtimin e Rob Eduards, por të një emri shumë të njohur të trajningut botëror, kroati Slaven Biliç.

bilic

Ky i fundit u bë i njohur si lojtar pasi ishte pjesë e Kracisë e cila u rendit e treta në Botërorin 1998, por më pas edhe më shumë si trajner duke drejtuar pikërisht përfaqësuesen e vendit të tij nga viti 2006, deri në vitin 2012. Në ato vite, ai ktheu përfaqësuesen kroate në një nga më të vlerësuarat në kontinent, me rezultate mbresëlënëse ndaj skuadrave më të forta dhe kur dha dorëheqjen u përshëndet në mënyrë madhështore nga tifozët.

Që atëherë, Biliç ka drejtuar në vende të ndryshme, përfshirë edhe në Angli ku ka qenë në stolin e Uest Hem dhe Uest Bromuiç. Tani ai merr drejtimin e Uotford i cili shihej si pretendent për ngjitjen në Premier Ligë, por në këto javë të para ka siguruar vetëm 14 pikë në 10 ndeshje. Biliç ka firmosur një kontratë 18-mujore me klubin anglez.

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Trajner i ri për Rei Manajn, do ta drejtojë tekniku i cili bëri përsëri të madhe Kroacinë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook