“Përpjekje për të përjashtuar PD nga zgjedhjet”, Bylykbashi për vendimin e Apelit: Ramës i duhej …

Capture

Oerd Bylykbashi, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24 me gazetaren Nisida Tufa, ka deklaruar se vendimi i marrë dje nga Gjykata e Apelit për vulën e PD, është një vendim i marrë nën presionin e kryeministrit Edi Rama, të cilit i duhej ndryshimi i narrativës politike pas skandalit “McGonigal”.

Ai ka shtuar se vendimi i djeshëm ishte një vendim që vendos një precedent të rrezikshëm dhe që nuk dihet nëse do të nisë përdorimi i saj edhe në çështjet civile.

Bylykbashi u shpreh se gjykata nuk ka zbatuar parimet, pasi ka njohur palë në Apel ata që nuk kanë qenë palë në Gjykatëne Shkallës së Parë.

“Isha pjesë e procesit, i cili konkluzionin e ka shumë të qartë. Tregoi se si Rama e ka vënë gjyqësorin në diktatin e tij me reformën në drejtësi.
Reforma dihej që do dështonte për shkak të kapjes së gjyqësorin.
Gjykata dej nën kapjen dhe presionin e Ramës mori vendimin për të përjashtuar PD nga zgjehdjet.

Vendimi i njollë e zezë për sistemin e drejtësisë, u shkelën parimet.
S’mund të jetë palë në Apel ai që nuk ka qenë palë në shkallën e parë.

Asnjë jurist me 2 para mend në kokë nuk e pret atë lloj vendimi, juristët sot janë të habitur se si është njohur si palë.

Kur dikujt që i kanë thënën ën shkallën e parë, kërkesa e Alibeajt për të përjashtuar gjyqtarin e Shkallës së parë. Gjyqtari që e shqyrtoi i tha s’mund të bëni këtë kërkesë se nuk jeni palë. Alibeaj e pranoi se nuk e ankimoi vendimin.

U vendos dje një precedent i rrezikshëm, dhe nuk dihet nëse do shtrihet vetëm në raste politike apo do të përdoret edhe për çështje civile, raste pronësore apo të tjera të ngjashme.

Në aspektin ligjor nuk mund të thoja që e prisja një vendim të tillë, por duke qenë pjesë e politikës, nisur nga fakti që ministrja e Jashtme i thotë ambasadorëve, e kemi nën kontrol dhe vendimi do jetë ky dhe një javë më parë, kishte një favor dhe një arsye në javën e fundit. Ramës i duhej një çështje që do ndryshonte narrativën politike pas çështjes McGonigal.
Edhe dje vura theksin tek presioni i Ramës, i duhej ky vendim”, tha ai.
Arena e Lajmit

“Përpjekje për të përjashtuar PD nga zgjedhjet”, Bylykbashi për vendimin e Apelit: Ramës i duhej …

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook