Rritja e çmimit të karburanteve, reagon Vasili: Të shkrihet urgjent Bordi i ‘hajdutëve’. Qeveria e mban për të vjedhur!

Petrit Vasili

Në një status në “Facebook”, Petrit Vasili ka reaguar për çmimin e karburanteve.

Vasili shprehet se qeveria Rama vazhdon të grabisë qytetarët dhe se Bordi i Naftës të cilën e quan Bordi i hajdutëve, ka rritur sërish çmimin e naftës, ndërsa vendet e rajonit kanë çmime më të lira.

REAGIMI:

Vazhdon vjedhja e qytetareve, Bordi i Hajduteve te Naftes rrit perseri çmimin!

Gjykata Kushtetuese rrezoi Bordin e Çmimeve te Ushqimeve, ndersa Bordi i Hajduteve te cmimit te naftes vazhdon vjedhjen.

Qeveria vazhdon te mbaje Bordin e hajduteve te naftes, qe te vjedhe sa te mundet çdo dite, se ndryshe pas Vendimit te Kushtetueses do ta shkrinte menjehere.

🔹️Sot Bordi vendosi cmimin 197 lek per liter nafte.

🔹️Ndersa ne Maqedoni kushton 145 leke per liter(78 denare).

Pra në Shqipëri nafta kushton plot 52 lekë me shume për litër më shumë se sa në Maqedoni!

Çfarë ka Maqedonia më tepër se ne❓️

▪️Mos ka detin dhe portet me afër?
▪️Mos ka popullsinë më të madhe?
▪️Mos ka buxhetin e shtetit më të madh?

Përgjigjja është e qartë dhe shumë e thjeshtë:
Maqedonia nuk ka një qeveri hajdute si qeveria e Edi Ramës në Shqipëri dhe një Bord
Hajdutesh të përbërë nga Qeveria+oligarkët!

⭕️ TE SHKRIHET URGJENT BORDI I HAJDUTEVE

⭕️ VOTONI NE KUVEND PROJEKTLIGJIN E PARTISË SE LIRISË TE BLLOKUAR QE NGA MUAJI MARS PËR HEQJEN E TAKSËS SE QARKULLIMIT DHE KARBONIT.

Rritja e çmimit të karburanteve, reagon Vasili: Të shkrihet urgjent Bordi i ‘hajdutëve’. Qeveria e mban për të vjedhur!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook