Policia Rrugore e Durrësit ka shtuar masat për parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve, që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.
Gjatë një jave, si rezultat i shtimit të kontrolleve dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, të cilët kanë denoncuar në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë arrestuar 7 drejtues mjetesh, 4 prej tyre për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe 3 për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Gjithashtu janë pezulluar 22 leje drejtimi, nga të cilat 5 për drejtim automjeti nën efektin e alkoolit dhe 17 për drejtim automjeti me shpejtësi tej normës së lejuar.
Shërbimet e Policisë Rrugore kanë vendosur edhe 1169 masa administrative, për shkeljet si më poshtë:
• 292 masa administrative për parakalime të gabuara;
• 65 masa administrative për përdorim të aparatit celular;
• 140 masa administrative për mospërdorim të rripit të sigurimit;
• 16 masa administrative për shpejtësi mbi normën e lejuar;
• 5 masa administrative për përdorim të pijeve alkoolike;
• 221 masa administrative për pushim mjeti në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
• 2 masa administrative për mungesë të siguracionit të mjetit;
• 15 masa administrative për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
• 413 masa administrative për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.
Policia Rrugore e Durrësit falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.
Arena e Lajmit