Mbledhja me dyer të mbyllura e Këshillit Kombëtar, Berisha i vendos ‘vulën’: Në zgjedhje me koalicion! Sot pritet regjistrimi në KQZ

Sali Berisha773

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Berishës, e zhvilluar ditë e djeshme i dha fund edhe dilemës se si ish-kryeministri do të garojë në zgjedhje lokale të 14 majit.

Në përfundim të këtij takim, u bë me dije se Berisha do të shkojë në zgjedhjet e 14 majit në koalicion, vendim ky për të cilin ai tha se është rënë dakord unanimisht në mbledhjen e sotme (05. 03.2023).

Ndërsa për emrin e koalicionit ende nuk është bërë publike, ishte deputeti Edi Paloka i cili pas përfundimit të kësaj mbledhjeje sqaroi se për këtë do të njoftohet në vijim.

Ndërkohë ky qëndrim vjen pasi vendimi i Apelit riktheu për gjykim në Shkallën e Parë çështjen e vulës së PD. Vetë ish-kryeministri Berisha është shprehur i vendosur se nuk do të bojkotojë zgjedhjet lokale të 14 majit.

Gjithashtu u miratua edhe një deklaratë e cila dënon qëndrimin e Lulzim Bashës dhe të Enkelejd Alibeaj që nga përjashtimi i Berishës nga grupi parlamentar deri të premten kur u dha edhe vendimi i Apelit.

Sakaq në deklaratën me 6 pika thuhet se është vetëm një PD dhe se kjo forcë politike do të futet në zgjedhje, ndërsa u bëhet thirrje demokratëve që të mbështesin kandidatët e Berishës.

Pjesë nga fjala e Berishës me dyer të mbyllura të Këshillit Kombëtar. 

Berisha: Ne do paraqesim në KQZ kërkesën për regjistrimin e PD në zgjedhje sepse kjo bazohet ne faktin se nuk është në fuqi vendimi gjykatës dhe ata ( grupimi Bashes) sipas kodit zgjedhor nuk mund te regjistrohen. “Brava” ka dhënë dorëheqjen dhe e ka mbajtur peng Rama, dhe ai do të shkojë në gjykatë dhe do të pranojë që ka dhënë dorëheqjen. Ai cakton Alibejan si kryetar, por kjo s’ka bazë ligjore.

Për Bashën

Qëllimi me madhor ishte bashkimi. Basha ishte peng. Edhe sot mund ti çohet dosja nga e para për larje parash.Nga 720 mije dollare vetem 25 mije dollare kane hyre në arkë të PD-së. Ne s’mund të gjejmë burimin por ai transaksion nuk është bërë legal nga arka dhe kontot bankare të PD. Auditi ka dorezuar raportin para 2-3 ditesh.

Për Alibeajn

Kur hyra në seli i pari qe kam takuar ishte ai. Tani gjërat do marrin vendin e vet, çdo kandidat i tyre është i Ramës. E ka shprehur në mënyrë të turpshme kandidati Dibrës që e kemi pas kryetar partie prej vitesh, ai ka thene se “duhet t’i dëmtojmë në zgjedhje”.

Ftesa për deputetët që nuk i janë bashkuar 

Përveç Bashës dhe Alibeajt që s’do kenë vend në PD se janë bërë vegla të Ramës, kushdo që do të afrohet ne e mirëpresim pa hezitim. çdo njeri do ketë të drejtë të doje ose jo kryetarin e Partisë, ne të tillë do mbetemi. Ne statut kemi vendos fraksionet. Por ata të dy u përdorën në shkallë ekstreme. Avokati i tyre tha në gjykatë, “ jo, ne nuk kemi qenë palë”.

Porosia për kandidatët e Primareve

Aleancat lokale janë të autorizuara. Një porosi i dhashë kandidatëve: “Ju jeni kandidatët e qytetarëve, respektojeni, dëgjojeni qytetarin. I pari është qytetari”

Arena e Lajmit

Mbledhja me dyer të mbyllura e Këshillit Kombëtar, Berisha i vendos ‘vulën’: Në zgjedhje me koalicion! Sot pritet regjistrimi në KQZ

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook