Aksident i rëndë mëngjesin e sotëm në Brescia-s, ku një shqiptar humbi jetën tragjikisht. Ngjarja ndodhi pak para orës 11:00.
Mediat italiane raportojnë se një makinë është përplasur me një kamion, që kishte ngadalësuar shpejtësinë.
Nga përplasja ka humbur jetën 42-vjeçari me origjinë shqiptare, që drejtonte makinën. Në vendngjarje kanë ndërhyrë ambulancat, zjarrfikësit dhe policia rrugore. Deri më tani nuk dihet identiteti i shqiptarit, ndërkohë që policia po heton rreth ngjarjes.
Arena e Lajmit