Një gol i pabesueshëm është shënuar në futbollin e akademive në Gjermani!
Talenti nga Kosova, Larson Ferati, i cili bën pjesë e akademisë së gjigantëve të Bajer Leverkuzen ka shënuar një eurogol nga mesfusha.
Sapo arbitri ka vërshëllyer, talenti 15-vjeçar ka goditur menjëherë drejt portës duke parë daljen jo të mirë të portierit dhe duke i shtangur të gjithë me veprimin dhe golin e tij.
Ky realizim u bë menjëherë viral në rrjet.
– Arena e Lajmit
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”