Partizani ka nxjerrë së fundmi çmimet e biletave për derbin përballë Tiranës që do të luhet në datën 2 tetor, ora 19:00, në stadiumin “Air Albania”, e vlefshme për javën e 6-ë të Superiores.
Në tribunën qendrore, çmimet e biletave shkojnë nga 3 000 deri në 5 000 lekë të reja.
Në tribunën përballë, sektorët: E103, E104, E105, E106, E107, E204, E205, E206, E207, E208, E201, E202, E203, E101, E102, E108 do të kushtojnë 1 000 lekë të reja.
Për sa i përket tribunave mbrapa porte, që do të vendosen ultrasit e Partizanit dhe ata të Tiranës, çmimet e biletave do të jenë 500 lekë të reja.
Arena e Lajmit
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”