Lukaku apel Jay-Z për qëndrimin, Çelsi e përdor për Dumfrisin

Romelu Lukaku po përjeton aventurën e tij të dytë si zikaltër, pasi e ndërpreu të parën për t’u transferuar te Çelsi. Karriera e tij në Londër ama zgjati vetëm një sezon dhe sulmuesi kërkoi përsëri rikthimin, një rikthim i mbërritur në formë huazimi 1- vjeçar.

maxresdefault

Tashmë që ka rigjetur vlerësimin për veten dhe lumturinë, belgu kërkon të zgjasë huazimin edhe për një tjetër vit, me shpresën se Interi do ta blejë në fund. Për të bindur pronarin amerikan të Çelsit, Tod Bohli, 29- vjeçari ka kërkuar ndihmë nga Jay-Z, reperi që ka themeluar “Roc Nation”, kompaninë, e cila kuron të drejtat e imazhit të Lukakut.

Jay-Z i ka sjellë rreth 20 miliardë euro fitim Bohlit, falë bashkëpunimit mes kompanisë së tij dhe Doxhers, klubit të bejsbollit në pronësi të Bohlit dhe nuk do të jetë e vështirë për ta bindur të hedhë në kosh 115 milionë eurot e investuara për Lukakun. Por deri në këtë moment, belgu duhet të mendojë fillimisht për rikthimin në fushën e lojës, që pritet të vendoset pas ekzaminimeve të sotme, që do të përcaktojnë nëse sulmuesi do ta nisë nga minuta e parë sfidën ndaj Romës.

DUMFRIS – Por ndërsa tema kryesore në marrëdhënien mes dy klubeve është Lukaku, blutë kanë rishfaqur interesin për Denzel Dumfrisin.

Çelsi është gati të mbërrijë në 50 milionë euro në janar, duke përfshirë në këtë tratativë edhe Lukakun, si një mënyrë për të ulur vlerën e kartonit të Dumfrisit, një lëvizje që më shumë se Interin që kërkon shitjen në para, do të kënaqte Romelun. Londinezët duan të gjejnë akordin në dimër, duke e lënë më pas në huazim te zikaltrit Dumfrisin për 6 muajt në vazhdim, për të realizuar transferimin përfundimtar në verë.

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Lukaku apel Jay-Z për qëndrimin, Çelsi e përdor për Dumfrisin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook