FOTO/ Del në ankand gjerdani i Princeshë Dianës i krijuar në vitin 1997, me 178 diamante e 5 perla. Ja kuptimi i veçantë që mbart

Në qershor 1997, Princesha Diana mori pjesë në një shfaqje gala të Baletit Kombëtar Britanik të Liqenit të Mjellmave, ku askush nuk e dinte në atë kohë se do të ishte një nga daljet e saj të fundit publike.

Capture

Diana dukej magjepsëse me një minifustan të shkëlqyeshëm nga stilisti Jacques Azagury ku gjithë vëmendjen e mori gjerdani me perla të Detit të Jugut të bërë me porosi nga Garrard. Argjendaria e kurorës krijoi gjerdanin (dhe një grup vathësh të ngjashëm, të cilët nuk ishin të përfunduar në atë kohë) bazuar në dizajnet e vetë Princeshës Diana.

Capture

E njohur tashmë si “Swan Lake Suite”, gjerdani dhe vathët do të dalin në ankand nga Gurernsey’s muajin e ardhshëm. “Diana ishte një vajzë kur ishte princeshë,” tha presidenti i Guernsey, Arlan Ettinger për Ëomen’s Ëear Daily . Gjerdani përmban 178 diamante dhe pesë perla të Detit të Jugut, dhe vathët përmbajnë dy perla të kultivuara dhe gjashtë diamante.

Pronari aktual i grupit është Mark Ginzburg tha “Bizhuteritë nuk ishin kurrë diçka për t’u veshur. Ato bizhu supozohej të bëheshin ikonike dhe të çmuara”.

Capture

Suite Swan Lake do të dalë në ankand nga Guernsey’s më 27 qershor në Hotel Pierre në New York City.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

FOTO/ Del në ankand gjerdani i Princeshë Dianës i krijuar në vitin 1997, me 178 diamante e 5 perla. Ja kuptimi i veçantë që mbart

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook