Një moment special është regjistruar në duelin mes Kosovës dhe Qipros në “Fadil Vokrri” të Prishtinës. Një tifoz “dardan” propozoi live nga shkallët e stadiumit të dashurin e tij për martesë.
Nga reagimi i tifozëve duket se përgjigja ka qenë “PO”. Nuk kanë munguar as ovacionet e tifozëve të tjerë të pranishëm në atë sektor të tribunës. Për ta zbukuruar këtë ditë special mendoi edhe përfaqësuesja e Kosovës, që arriti një fitore bindëse ndaj qipriotëve. Me shumë gjasa ccifti do ta mbajë mend gjatë këtë duel.
Arena e Lajmit
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”