U kritikua për ‘look’-n e saj në eventin e “Billboard Latin Women in Music 2023”, por ja sa ka kushtuar e gjithë veshja e Shakirës

Shakira u shpall si femra e vitit nga Billboard Latin Women in Music 2023 duke sjellë kështu një tjetër sukses në karrierëne artistes pas ndarjes së bujshme nga Gerard Pique.

Për këtë rast, këngëtarja kolumbiane zgjodhi një fustan të shkurtër të zi bust të dizajnuar nga stilisti gjeorgjian David Koma , një mik i vjetër i këngëtares, pasi kjo nuk është hera e parë që ai ka veshur artisten në daljet e saj.

Shakira nuk shkoi në tapetin e kuq dhe as nuk pozoi para kamerave me mbërritjen e saj në event, por të gjithë sytë ishin tek ajo kur u ngjit në skenë për të marrë çmimin e madh.

Fustani i zi i shkurtër, bust dhe rripa lëkure, ka një stil rocker, në përputhje me personalitetin e Shakirës.

Sipas People, fustani ka kushtuar 960 dollarë dhe është pjesë e koleksionit të stilistit Resort 2023.

Shakira e kompletoi look-un e saj me një palë platforma Versace Salon Tempest, me një vlerë të përafërt prej 1735 dollarësh.

Edhe pse fansat e kolumbianes e komplimentuan për veshjen e saj, ajo mori gjithashtu shumë kritika për mungesën e elegancës së saj në pjesëmarrjen në këtë event.

“O Zot, kur do të vishet mirë kjo grua? Sa e bukur është dhe e veshur keq dhe gjithmonë e rregulluar keq”, ishte një nga kritikat e bëra për Shakirën.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

U kritikua për ‘look’-n e saj në eventin e “Billboard Latin Women in Music 2023”, por ja sa ka kushtuar e gjithë veshja e Shakirës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook