Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka folur sot për sfidat e sigurisë që kanë përfshirë Europën dhe botën.

Gjatë fjalës së saj, ambasadorja Kim tha; ‘së bashku do të përballemi me sfidat’, sakaq në lidhje me luftën në Ukrainë u shpreh se bëri bashkë shtete të botës dhe tregoi se ‘kush janë miqtë e vërtetë’.

“Jam krenare që jemi pranë jush. Bashkimi bën fuqinë! Do të qëndrojmë bashkë dhe do të përballemi me të gjitha sfidat. Këto sfida kanë të përbashkët, duke punuar së bashku zgjedhjen janë më të afërta. Do të thoja se po përballemi me shumë rreziqe, por mundësitë për zgjedhjet janë aty.

Mësuam një leksion të mirë. Mësuam se kush janë miqtë, për çfarë luftojmë dhe kush është me ne. Është shumë e qartë që SHBA dhe Shqipëria janë bashkë”, tha ambasadorja Kim.