“Integriteti i gjyqtarëve dhe prokurorëve, çelësi për në BE”, Varhelyi thirrje nga Tirana: Ndalni sulmin ndaj organeve të Vettingut!

Oliver Varhelyi

Komisioneri Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi teksa ndodhet në Tiranë, ka bërë thirrje që të ndalen sulmet ndaj anëtarëve të Vettingut dhe të familjarëve të tyre.

Në një postim në Twitter, Varhelyi shkruan se integriteti i gjyqtarëve dhe prokurorëve është çelësi për të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Sulmi ndaj organeve të vettingut dhe anëtarëve apo familjeve të tyre duhet të ndalet! E nisa vizitën time me një shkëmbim të mirë me institucionet e vetingut dhe IMO sot në Tiranë. Rikonfirmova mbështetjen e plotë dhe të fortë të BE-së. Integriteti i gjyqtarëve dhe prokurorëve është çelësi për të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Sulmi ndaj organeve të vettingut dhe anëtarëve apo familjeve të tyre duhet të ndalet!”- shkruan Varhelyi.

“Integriteti i gjyqtarëve dhe prokurorëve, çelësi për në BE”, Varhelyi thirrje nga Tirana: Ndalni sulmin ndaj organeve të Vettingut!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook