Dyert e Bashkisë së Durrësit kanë qenë të mbyllura prej vitesh për banorët e saj, ndaj dhe ata thonë se në këto zgjedhje do të votojnë kandidatin e koalicionit “Bashke Fitojmë” Igli Cara.

Pas 23 vitesh me socialistët në pushtet, qytetarët kërkojnë që bashkia t’iu rikthehet atyre. Ata thonë për News24 se më 14 maj do t’i japin një shuplakë të fortë qeverisjes socialiste e cila e ka degraduar Durrësin.

“Durrësi ka nevojë për ndryshime. Bashkia e ka lënë si mos më keq. Socialistët nuk kanë bërë asgjë për Durrësin. Jemi të zhgënjyer nga socialistët, e betonizuan qytetin. Nuk kanë bërë asgjë për rininë. Derën e bashkisë e gjejmë të mbyllur për hallet e problemet tona. Igli Cara është kandidati i duhur dhe besojmë se do sjellë ndryshimin. Duam ndryshimin dhe kemi besim te Cara, është djali ynë”, deklarojnë banorët.

Ata thonë se Durrësi ka probleme pafund dhe një prej tyre është përmbytja sa herë ka një shi, por kryetarja aktuale e cila kërkon një mandat tjetër në krye të bashkisë është inekzistente. Banorët shprehen të indinjuar dhe me dëmshpërblimet dhe ndarjen e apartamenteve për të prekur nga tërmeti.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Arena e Lajmit” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Arena e Lajmit

Etiketa:

  • Durres
  • Igli Cara