U martua me yllin e “TikTok”, sulmuesi holandez e gjen makinën luksoze në flakë

Futbolli dhe jeta private e sulmuesi holandez Mohamed Ihataren po marrin nuanca të errëta. 20-vjeçari i talentuar u përpoq të ringrihej pas huazimit nga Juventus te Ajaksi, por problemet e tij jashtë futbollit kanë ndikuar gjithmonë në performancën e tij. Këto ditë Ihataren është vënë sërish në qendër të lajmeve. Makinës së tij Porsche iu vu zjarri. 

auto-ihattaren-1024x576-1 (2)

Policia në Utreht, siç raporton “De Telegraaf”, zbuloi Porsche Panamera gri, në flakë. Makina e Ihataren me vlerë mbi 100,000 euro u dogj rreth orës 3 të natës mes të hënës dhe të martës. Oficerët, të bindur se bëhej fjalë për zjarrvënie, kanë vendosur të marrin në pyetje banorët. Kjo për të kuptuar në rast se dikush e ka parë atë që ka ndodhur. Natyrisht po vëzhgohen edhe pamjet e kamerave të sigurisë. Kjo ngjarje ndodhi vetëm një javë pasi makina e vëllait të tij Jasir, pati të njëjtin fat.

Ihateren u martua me yllin e TikTok, Jasmine të dielën dhe “De Telegraaf” thotë se lojtari është nën kërcënime serioze nga gangsterët kriminalë. Shkak është pikërisht marrëdhënia e tij me influencuesen. Megjithatë, nuk është zbuluar saktësisht se për çfarë i referohen këto kërcënime apo mbi çfarë bazohen ato.

Gazeta holandeze zbuloi gjithashtu se hetuesit kanë vëzhguar kriminelë të njohur “në afërsi të 20-vjeçarit dhe familjes së tij”. Ata kanë saktësuar se ai nuk është i përfshirë personalisht në asnjë krim, por se njeh mirë disa kriminelë.

Në fillim të gushtit u fol për të pikërisht për shkak të kërcënimeve të marra nga disa anëtarë të Mafias Mokro. Një organizatë mafioze marokene që vepron prej vitesh mes Holandës dhe Belgjikës. Për këtë arsye Ajaks kishte vendosur të mos bënte një prezantim zyrtar. Ndërkohë, 20-vjeçari ka shkruar në mënyrë të kriptike në Instagram: “Xhelozia është në ajër. Për fat të mirë, materiali është lehtësisht I zëvendësueshëm”.

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


U martua me yllin e “TikTok”, sulmuesi holandez e gjen makinën luksoze në flakë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook