Josa plot me dilema, Vulaj i varur nga skema/ Ja situata te shkodranët

Kristijan Vulaj, sh qiptari i Malit të Zi, i ardhur me shumë bujë në merkaton e verës, është një nga lojtarët “e dënuar” nga skema e Mirel Josës. Kjo u pa më së miri edhe në takimin e parë të Kupës ndaj Flamurtarit. Trajneri i Vllaznisë, Mirel Josa, vendosi të ndryshojë skemën e skuadrës së tij në atë ballafaqim, duke i dhënë edhe një vend në formacionin e parë Vulajt.

KRISTJAN VULAJ

Ndryshe nga skema e zakonshme që ai përdor, ajo 4-3-3, ketë herë kuqeblutë u rreshtuan me 4-4-1-1. Kjo skemë i përshtatet Vulajt duke luajtur si sulmues i dytë, pas Kainës. Starti madje ishte më i miri i mundshëm për 24-vjeçarin nga Tuzi, sidomos në pjesën e parë, duke e justifikuar besimin e trajnerit.

Shënoi në të paren mundësi që iu dha. Ky ishte goli i tij i parë në ndeshjet zyrtare me fanellën kuqeblu, teksa dha dy herë asiste të shkëlqyera për Çobën, i cili neglizhoi në gjuajtje duke mos konkretizuar dot. Ai luajti deri në minutat e fundit të pjesës së dytë të takimit. Gjithsesi, loja e tij në pjesën e dytë u sfumua disi, ndoshta nga vetë rezultati apo edhe reagimi i vaket i skuadrës pas disavantazhit të krijuar.

Pavarësisht skemës, ndoshta edhe vetë Vulaj nuk është ende i gatshëm fizikisht për të qenë në fushë për një ndeshje të plotë. Por ajo që pa diskutim e lë jashtë formacionit të parë 24-vjeçarin është skema që tekniku Josa përdor. Me skemën tipike të Josës mundësitë e Vulajt për të qenë nga minuta e parë mund të jenë të pakta. Një element i rëndësishëm është edhe forma e lojtarit.

MUNGESAT – Teknikun Josa nuk po e lënë të qetë mungesat. Edhe në momentet e fundit të përballjes ndaj Flamurtarit, një tjetër lojtar kërkoi të qëndrojë pushim, si të mos mjaftonin tri mungesat e sigurta të Latifit, Boshnjakut dhe Bulatoviçit. Bëhet fjalë për boshnjakun Helvedin Heriç.

Ai mësohet se u la pushim nga stafi mjekësor pas një gjilpëre rikuperimi, që kishte bërë në gju. Megjithatë, situata para takimit me Teutën nuk duket se do të jetë aq shqetësuese për sa i përket emrave që do të mungojnë për takimin e ardhshëm. Dy nga katër lojtarët që munguan në takimin ndaj vlonjatëve, pikërisht mbrojtësi Bulatoviç dhe mesfushori Heriç do të jenë të premten në fushën e lojës. Ata dje janë stërvitur normalisht me grupin e lojtarëve të paaktivizuar ndaj Flamurtarit. Që të dy priten të jenë të gatshëm për takimin e fundjavës.

Ndërsa dyshja tjetër, Boshnjaku e Latifi do të mungojnë edhe për këtë takim. Rikuperimi i Latifit pritet të zgjasë edhe të paktën dy javë. Një nisje e pafat për ish-sulmuesin e Skënderbeut, i cili nuk ka luajtur asnjë minutë në këtë sezon. Nga ana tjetër edhe rikuperimi i Boshnjakut fatkeqësisht nuk po ecën në ritëm të shpejtë dhe nuk dihet ende se kur ish-kapiteni i Prishtinës do të jetë gati për të qenë në dispozicion të Mirel Josës. Me rikthimin e kësaj dysheje, Vllaznia padyshim shndërrohet në një skuadër shumë më të fortë, duke parë cilësitë individuale të kësaj dysheje.

ADMIR URUÇI – Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Josa plot me dilema, Vulaj i varur nga skema/ Ja situata te shkodranët

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook